RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia ndalon mbështetjen financiare për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

suedia-ndalon-mbeshtetjen-financiare-per-agjencine-e-okb-se-per-refugjatet-palestineze

Suedia ka vendosur të ndërpresë mbështetjen financiare për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke iu bashkuar disa vendeve të tjera që kanë pezulluar fondet pas akuzave izraelite se disa punonjës të organizatës humanitare ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi publik SVT, sekretari për media i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), Johan Tjerneng, tha se “derisa të përfundojë hetimi nga OKB-ja, ne nuk do të japim asnjë kontribut financiar”.

Deri atëherë, theksoi ai, fondet me vlerë 31 milionë korona suedeze (2.98 milionë dollar) do të kanalizohen në Kryqin e Kuq dhe Programin Botëror të Ushqimit.

Duke komentuar këtë çështje, ministri i Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, Johan Forssell, tha se është një “vendim i duhur në dritën e informacionit shumë serioz që ka dalë në dritë ditët e fundit”.

Megjithatë, zëdhënësi i politikës së jashtme të Partisë së Majtë të opozitës, Hakan Svenneling, paralajmëroi se është e rëndësishme të mos ndëshkohet e gjithë organizata ose populli palestinez.

Disa vende, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Japoninë, kanë pezulluar fondet për agjencinë e themeluar në vitin 1949 për t’u kujdesur për refugjatët palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.

Agjencia është e përfshirë në arsimin fillor dhe profesional, kujdesin parësor, shëndetësor, ndihma dhe shërbimet sociale, në infrastrukturën dhe përmirësimin e kampeve, si dhe në reagimin ndaj emergjencave.

Agjencia e OKB-së thotë se ka hapur një hetim mbi akuzat dhe ka ndërprerë lidhjet me ata anëtarë të stafit.

Izraeli ka vrarë mbi 26 mijë njerëz që nga ofensiva ndërkufitare e 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas. Sulmi po ashtu ka çuar në zhvendosje masive, shkatërrim dhe kushte të urisë.

Në fund të vitit 2023, Afrika e Jugut ngriti një rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Izraelin për dështimin në respektimin e angazhimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.

Gjykata e OKB-së, në vendimin e saj të përkohshëm javën e kaluar, tha se pretendimet e Afrikës së Jugut janë të besueshme. Ai urdhëroi masa të përkohshme për qeverinë izraelite që të heq dorë nga aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në enklavën e bllokuar.

Related posts

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dyshohet se është granatë dore

RTI

Milionat që i fituan mbrëmë Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois – dallime të mëdha

admin

“Shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”- Rama: Dënojmë sulmin në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum

admin