RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I akuzuari për krime lufte, Dushko Arsiq, dënohet me 13 vjet burgim

i-akuzuari-per-krime-lufte,-dushko-arsiq,-denohet-me-13-vjet-burgim

I akuzuari për krime në Kosovë, Dushko Arsiq, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është dënuar e 13 vjet burgim.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale thotë se Dushko Arsiq është përgjegjës për vrasje, plagosje, dhe keqtrajtim të civilëve shqiptarë.

Arsiq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të Policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.

Po ashtu, Arsiq ngarkohet me akuzën për plaçkitje të shtëpive, si dhe dëmtimit të pronës së shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin.

Related posts

“Tashmë kjo pjesë frymon ndryshe”/ Sveçla në veri, një ditë para zgjedhjeve

Muhamet Ramadani

Policia britanike nis hetimet për lidhje të mundshme të Iranit me zjarrvënie në objekte hebraike

admin

Kuvendi me tri seanca gjatë kësaj jave

Hevzi