Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe komandanti e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozcan Ulutas, kanë zhvilluar takim të shtunën ku diskutuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë.
Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, nga i pari i KFOR-it është theksuar rëndësia e koordinimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in
“Komandanti konfirmoi se KFOR-i po e monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.
Pas sulmit të 24 shtatorit në Basnjskë, KFOR-i ka shtuar numrin e trupave në Kosovës e poashtu edhe patrullimet për gjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.
Ndërsa, që situata në veri të Kosovës, është e qetë, për një përshkallëzim të saj ka shprehur drojën ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffi Hovenier, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.
Por, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk mendon njëjtë si ambasadori amerikan, ai ka dhënë garanci se situata nuk do të dalë jashtë kontrolli si pasojë e ndalimit të dinarit serb.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky është vendim i organeve të pavarura dhe nuk mund të negociohet, si reagim nga kërkesave të BE-së e ShBA-së për shtyrje të këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt