RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhvillimet e fundit të sigurisë, temë diskutimi ndërmjet Kurtit dhe komandantit të KFOR-it

zhvillimet-e-fundit-te-sigurise,-teme-diskutimi-ndermjet-kurtit-dhe-komandantit-te-kfor-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe komandanti e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozcan Ulutas, kanë zhvilluar takim të shtunën ku diskutuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, nga i pari i KFOR-it është theksuar rëndësia e koordinimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in

“Komandanti konfirmoi se KFOR-i po e monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Pas sulmit të 24 shtatorit në Basnjskë, KFOR-i ka shtuar numrin e trupave në Kosovës e poashtu edhe patrullimet për gjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Ndërsa, që situata në veri të Kosovës, është e qetë, për një përshkallëzim të saj ka shprehur drojën ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffi Hovenier, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Por, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk mendon njëjtë si ambasadori amerikan, ai ka dhënë garanci se situata nuk do të dalë jashtë kontrolli si pasojë e ndalimit të dinarit serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky është vendim i organeve të pavarura dhe nuk mund të negociohet, si reagim nga kërkesave të BE-së e ShBA-së për shtyrje të këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt

Related posts

Komandanti i Aleatëve të NATO në Evropë: Do të dërgojmë pajisje më të rënda dhe më shumë trupa në Kosovë

admin

Nga Këshilltar në Presidencë drejt Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kandidojnë Kreshnik Çollakun për deputet

admin

Zelensky mbërrin në Sofje për një vizitë njëditore

Muhamet Ramadani