RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja do të ndjekë “nga afër” vizitën e Putinit në Turqi në mes të përpjekjeve për marrëveshje të re të drithërave

okb-ja-do-te-ndjeke-“nga-afer”-viziten-e-putinit-ne-turqi-ne-mes-te-perpjekjeve-per-marreveshje-te-re-te-dritherave

Kombet e Bashkuara (OKB) ka deklaruar se do të ndjekë “nga afër” vizitën e ardhshme në Turqi të presidentit rus, Vladimir Putin, mes përpjekjeve për të ndërmjetësuar një mekanizëm të ri për të lehtësuar eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia, transmeton Anadolu.

“Ne nuk jemi të përfshirë, me sa di unë, në këtë vizitë dypalëshe, por padyshim që do ta shohim nga afër atë që do të dalë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Presidenti Putin është planifikuar të vizitojë Turqinë në fund të këtij muaji.

Dje, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, tha se pas punës së saj novatore në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, e përshëndetur në nivel global për parandalimin e një krize globale ushqimore, tani Turqia dëshiron të krijojë një mekanizëm të ri për eksportimin e drithërave nga Ukraina dhe Rusia.

“Ka diskutime të vazhdueshme, veçanërisht duke përfshirë OKB-në, Rusinë, Ukrainën dhe Turqinë, sesi mund të zhvillojmë më tej një metodë të re për transportin dhe logjistikën e drithërave në tregjet botërore, duke u fokusuar kryesisht në Detin e Zi”, tha Fidan për një kanal privat.

“Marrëveshja e mëparshme e drithërave, siç e dini, funksiononte brenda një mekanizmi specifik. Tani është vënë re se ekziston mundësia për të vazhduar me një mekanizëm tjetër nga ai. Aktualisht, ne po përpiqemi ta materializojmë këtë mundësi”, shtoi ai.

Duke theksuar se anijet ukrainase nuk mund të përdorin rrugët e Detit të Zi për shkak të rrezikut të sulmeve, ndërsa anijeve ruse u është ndërprerë shitja e drithërave, Fidan shpjegoi se nga zgjidhja reciproke e problemit do të përfitojnë të gjitha vendet.

“Aktualisht ka disa anije ukrainase që transportojnë ‘de fakto’ drithëra. Po ngarkohen me drithëra dhe po largohen. Ky vend është i paprekur nga rusët. Në fakt, ne duam ta zyrtarizojmë këtë situatë ‘de fakto’ me mekanizmin e ri aktual”, tha Fidan.

Duke iu referuar situatës pas iniciativës së drithërave të Detit të Zi të vitit 2022-2023, të bashkë-negociuar dhe bashkë-zbatuar nga Turqia, ministri turk theksoi se kriza e drithërave ka shkaktuar një krizë ushqimore në vendet e pazhvilluara dhe ka ndikuar seriozisht në çmimet globale, duke shkaktuar probleme humanitare.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Spitali i fëmijëve goditet me bomba fosfori

admin

Tensionet në veri, ushtarët e KFOR-it patrullojnë vijën kufitare Kosovë–Serbi

admin

Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë

rezart morina