RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Spitali i fëmijëve goditet me bomba fosfori

ministria-e-shendetesise-ne-gaza:-spitali-i-femijeve-goditet-me-bomba-fosfori

Spitali i Fëmijëve “Durra” në Gaza u godit nga bomba fosfori të hedhura nga avionët luftarakë izraelitë, raporton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza publikoi një deklaratë të zëdhënësit Ashraf al-Qudra ku thuhet se spitali për fëmijë në lindje të qytetit ishte evakuuar pasi u godit nga bomba fosfori.

Në deklaratë nuk jepen detaje të tjera.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të pandërprerë dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Më pas, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që është përfshirë nga rrethimi që nga viti 2007.

Related posts

BBC refuzon kërkesën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të quajtur Hamasin “terrorist”

rezart morina

Stoltenberg: Pa NATO-n Evropa mbetet jo e sigurt

admin

Studim: 94 për qind e shteteve konsumojnë ushqim të tepërt

rezart morina