RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së i “alarmuar” nga raportet për një operacion të mundshëm ushtarak izraelit në Rafah

shefi-i-okb-se-i-“alarmuar”-nga-raportet-per-nje-operacion-te-mundshem-ushtarak-izraelit-ne-rafah

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar kundër pasojave të operacionit të mundshëm ushtarak të Izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripin të Gazës, transmeton Anadolu.

“Jam veçanërisht i alarmuar nga raportet se ushtria izraelite synon të përqendrohet më pas në Rafah, ku qindra mijëra palestinezë janë të shtrënguar në një kërkim të dëshpëruar për siguri”, tha Guterres në adresimin e tij mbi prioritetet e vitit 2024 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Komentet e tij vijnë pasi të hënën ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se objektivi i ardhshëm i ushtrisë në Rripin e Gazës do të jetë qyteti Rafah, duke pretenduar se është bastioni i fundit i mbetur i grupit palestinez Hamas.

“Një veprim i tillë do të rriste në mënyrë eksponenciale atë që tashmë është një makth humanitar me pasoja të pa treguara rajonale. Është koha për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe për lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve”, tha Guterres.

Situata në Gaza, theksoi shefi i OKB-së, është një “plagë e acaruar në ndërgjegjen tonë kolektive” që kërcënon të gjithë rajonin.

“Asgjë nuk i justifikon sulmet e tmerrshme terroriste të ndërmarra nga Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor. Nuk ka asnjë justifikim për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Megjithatë, operacionet ushtarake izraelite kanë rezultuar në shkatërrim dhe vdekje në Gaza në një shkallë dhe shpejtësi pa paralele që kur jam bërë sekretar i përgjithshëm”, tha Guterres.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.585 palestinezë dhe duke plagosur rreth 67 mijë të tjerë.

Ofensiva izraelite, sipas OKB-së, ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërkohë 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Izraeli do t’i mbështesë me grante kolonët që kthehen për të jetuar në vendbanimet pranë Gazës

rezart morina

“Shmangni tubimet”, në Klinikën Infektive po trajtohen disa pacientë me COVID-19

RTI

Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, KFOR vendos automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit

rezart morina