RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Sllovenisë qëndron në vizitë dyditore në Bosnje e Hercegovinë

presidentja-e-sllovenise-qendron-ne-vizite-dyditore-ne-bosnje-e-hercegovine

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, mbërriti për një vizitë dyditore në Bosnje e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu.

Pirc Musar u prit me nderime ushtarake nga kreu i Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq dhe Zheljka Cvijanoviq.

Më pas u zhvillua takimi i anëtarëve të Presidencës së BeH-së dhe presidentes sllovene, si dhe takimi i delegacioneve të dy vendeve.

Pritet që fokusi i bisedimeve të jetë përafrimi i BeH-së me Bashkimin Evropian, përkatësisht plotësimi i kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim në mars.

Siç është paralajmëruar, Pirc Musar do të vizitojë edhe pjesëtarët e kontingjentit të 48-të të Ushtrisë Sllovene, të cilët veprojnë në kuadër të misionit ushtarak EUFOR Althea dhe selisë së NATO-s në Sarajevë. Gjithashtu është planifikuar një takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto dhe përfaqësues të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së.

Gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, presidentja e Sllovenisë do të marrë pjesë edhe në akademinë ceremoniale me rastin e 40 vjetorit të Lojërave Olimpike Dimërore në Sarajevë.

Pirc Musar nesër do të marrë pjesë në manifestimin “DiplomatSKI” të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Bosnje dhe Hercegovinë, kur zyrtarisht do të hapet pista e re e skijimit për nder të skiatorit legjendar dhe fituesit të medaljes së argjendtë olimpike, sllovenit Jure Franko.

Related posts

Erdogan: Bota duhet të marrë masa kundër Iz’raelit gja’katar

rezart morina

Pesë persona të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry, mes tyre dy mjekë! Autoritetet zbuluan rrjetin kriminal që furnizonte aktorin me ‘ketaminë’

admin

Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

admin