RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja: Luftimet në Rafah do ta përkeqësojnë gjendjen humanitare

okb-ja:-luftimet-ne-rafah-do-ta-perkeqesojne-gjendjen-humanitare

Nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare në OKB Griffiths tha se, përderisa lufta vazhdon më tej në Rafah, ai është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për sigurinë dhe mirëqenien e familjeve që kanë duruar të pamendueshmen në kërkimin e sigurisë. Shefi i ndihmave në OKB, Martin Griffiths, ka shprehur shqetësim për luftimet e mëtejshme në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke thënë se rrezikon të marrë më shumë jetë dhe të përkeqësojë nevojat humanitare.

“Me armiqësitë në Gaza që hyjnë në muajin e pestë, shpresa po pakësohet për miliona njerëz të prekur dhe humanitarët që po përpiqen t’i ndihmojnë ata”, tha Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente. Griffiths tha se, përderisa lufta vazhdon më tej në Rafah, ai është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për sigurinë dhe mirëqenien e familjeve që kanë duruar të pamendueshmen në kërkimin e sigurisë.

“Kushtet e tyre të jetesës janë të mjerueshme – atyre u mungojnë nevojat themelore për të mbijetuar, të përndjekur nga uria, sëmundjet dhe vdekja”, tha ai, duke iu referuar situatës në të cilën më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës prej rreth 2 milionë banorësh tashmë gjenden në Rafah. /trt

Related posts

Zelenskyy arrin në Holandë, takohet me kryeministrin Rutte

admin

Shtëpia e Bardhë mohon planin për të përdorur forcat kurde për ndërhyrje në Iran

Irfan Jahiu

Imami i Qabes thirrje për vazhdimin e mbështetjes për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani