RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të vendeve arabe bëjnë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm në Gaza”

ministrat-e-jashtem-te-vendeve-arabe-bejne-thirrje-per-“armepushim-te-menjehershem-ne-gaza”

Në Arabinë Saudite është mbajtur takimi konsultativ i ministrave të jashtëm të vendeve arabe, ku u apelua për “armëpushim të menjëhershëm në Gaza” e cila përballet me sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Ministria saudite e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin konsultativ që u mbajt me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Katarit, Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudit, si dhe sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein Al-Sheikh, u bë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza e cila përballet me sulmet izraelite.

Në takim gjithashtu u theksua mbështetja e dhënë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Ndër të tjera u theksua se do të refuzohet zhvendosja me forcë e palestinezëve dhe se Rripi i Gazës është një pjesë e pandashme e territoreve palestineze nën pushtim.

Related posts

Ushtria siriane: Pozicionet e SDF-së në Halep janë “objektiva legjitime” pas “masakrave” të saj

RTI

Tërnava: Gjendja e sigurisë në vend nuk është e qëndrueshme, problemet të zgjidhen përmes dialogut

admin

Putin ofron armëpushim me kushte në Ukrainë. Kievi e refuzon, Zelensky: Është ultimatum, ajo që kërkon presidenti rus …

admin