RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava: Gjendja e sigurisë në vend nuk është e qëndrueshme, problemet të zgjidhen përmes dialogut

ternava:-gjendja-e-sigurise-ne-vend-nuk-eshte-e-qendrueshme,-problemet-te-zgjidhen-permes-dialogut

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi që në familjet e qytetarëve të ketë shëndet të plotë e mirëqenie të përgjithshme.

Gjatë fjalimit të tij, myftiu Tërnava u deklarua edhe për situatën në veri, me ç’rast tha se gjendja e sigurisë nuk është e qëndrueshme, përcjell teve1.info

Siç tha ai, të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut.

“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë nuk është e qëndrueshme sa dhe si duhet. Në veri të vendit tash e sa muaj kemi tensionim të gjendjes. Qeveria, por dhe të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të kontribuojnë edhe më shumë me të gjitha mundësitë e tyre në shtensionimin e situatës dhe uljen e tensioneve. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, e larg nga përdorimi i mundshëm i dhunës. Vlerësojmë punën e institucioneve tona, bashkësisë ndërkombëtare për kontributin e dhënë në shtensionimin e situatës dhe vendosjen e rendit dhe sigurisë”, theksoi ai në në fjalimin e tij në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Tërnava shtoi se “Kosova ka kufijtë e vetë, ka sovranitetin e vet, ka Kushtetutën të cilën duhet respektuar në çdo rrethanë, për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve të kombit”.

Related posts

Sulmet ndaj gazetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor në rritje

admin

Prifti palestinez Awad për sulmet e Izraelit: Po priten arteriet vitale të Palestinës

rezart morina

Rritet numri i pensionistëve dhe skema financiare për fëmijë me aftësi të kufizuara

RTI