RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestuan 15 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

forcat-izraelite-arrestuan-15-palestineze-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Të paktën 15 palestinezë janë arrestuar në bastisjen e kryer nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite kryen bastisje natën në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 15 palestinezë gjatë bastisjeve të natës në qytetet e Kudsit Lindor, Ramallah, Tulkarm, Nablus dhe Jericho.

Numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 6.940.

Që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite filloi sulmin e saj në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori 2023, 387 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Arabia Saudite do të presë samitin e paqes të organizuar nga Ukraina

admin

FOTO/ Përfshihet nga flakët pallati ku argëtohet Vladimir Putin! Aty ndodhet edhe një bunker në rast të një lufte bërthamore! Mister shkaqet e zjarrit

admin

Maqedonia e Veriut e pesta në Europë për nga varfëria

Muhamet Ramadani