RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri pakistanez Sharif bën thirrje për “qeveri uniteti” pas zgjedhjeve

ish-kryeministri-pakistanez-sharif-ben-thirrje-per-“qeveri-uniteti”-pas-zgjedhjeve

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, bëri thirrje për një “qeveri uniteti”, pasi rezultatet e zgjedhjeve të publikuara nga autoriteti zgjedhor sugjerojnë një përbërje parlamentare me një shumicë të ngushtë, raporton Anadolu.

Në fjalimin e tij të parë publik në qytetin verilindor Lahore pas zgjedhjeve të së enjtes, Sharif tha se “zgjidhja e vetme” për krizat politike dhe ekonomike është që “të gjitha partitë politike të bashkojnë duart dhe të formojnë një qeveri uniteti”.

“Pakistani nuk mund të përballojë më politikën e konfrontimit. Ne nuk jemi në disponim për të luftuar me askënd. Kjo është arsyeja pse unë u ofroj të gjitha partive politike të bashkohen dhe ta largojnë vendin nga vështirësitë me të cilat po përballet”, tha Sharif.

Sharif tha se ai ka ngarkuar vëllain e tij dhe presidentin e Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N), Shehbaz Sharif, që të kontaktojnë parti të ndryshme politike, duke përfshirë Partinë Popullore të Pakistanit (PPP) të qendrës së majtë.

Ish-kryeministri ftoi të gjitha partitë si dhe kandidatët e pavarur që morën mandat në zgjedhje.

Sipas rezultateve paraprake, kandidatët e pavarur të mbështetur nga partia e Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI) e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan kanë fituar 89 vende, të ndjekur nga PML (N) 66 dhe PPP 49 nga gjithsej 266 të ulëse të drejtpërdrejta në Asamblesë Kombëtare.

Related posts

Zjarret në Greqi i afrohen aeroportit ushtarak ‘Elefsina’

admin

Gruaja shtatzënë shpëtohët pas 115 orëve – VIDEO

admin

Greqia vë në punë emigrantët e paligjshëm

admin