RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB “jashtëzakonisht e shqetësuar” për fatin e civilëve në Rafah

okb-“jashtezakonisht-e-shqetesuar”-per-fatin-e-civileve-ne-rafah

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, shprehu shqetësim lidhur me planin e kryeministrit izraelit për evakuimin e civilëve nga Rafah në jug të Gazës, raporton Anadolu.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fatin e civilëve në Rafah”, u tha Dujarric gazetarëve në New York.

Komentet e tij erdhën pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi Forcat e Mbrojtjes izraelite të zhvillojnë një plan të dyfishtë për të evakuuar civilët nga Rafah dhe për të mposhtur batalionet e mbetura të Hamasit.

“Ajo që është e qartë është se njerëzit duhet të mbrohen, por ne gjithashtu nuk duam të shohim ndonjë zhvendosje të detyruar, zhvendosje masive të detyruar të njerëzve e cila është kundër vullnetit të tyre”, tha Dujarric.

OKB-ja nuk do të mbështesë në asnjë mënyrë zhvendosjen e detyruar që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, theksoi ai.

“Dendësia e paprecedentë e popullsisë së Rafah e bën pothuajse të pamundur mbrojtjen e civilëve në rast të sulmeve tokësore”, shtoi zëdhënësi.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), tha ai, mbipopullimi në Rafah ka arritur në një pikë ku rrugët normale janë bllokuar nga tendat e ngritura nga familjet që kërkojnë ndonjë hapësirë të sheshtë dhe të pastër në dispozicion.

“Në tre muajt e fundit, qyteti ka prodhuar ekuivalentin e mbeturinave të një viti, sipas autoriteteve komunale. OCHA thotë se mungesa e ushqimit, ujit të pastër, shërbimet shëndetësore dhe objektet sanitare kanë çuar në sëmundje dhe vdekje të parandalueshme”, shtoi ai.

Pavarësisht vendimit të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës ku të paktën 27.947 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra, si dhe 67,459 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulmi ndërkufitar i Hamasit, për të cilin Tel Aviv thotë se u vranë afro 1200 njerëz.

Sipas OKB-së, ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendosur në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Mbi 70.000 banesa sociale dhe të përballueshme do të ndërtohen në Angli

admin

Në Spanjë mbahen zgjedhjet lokale

admin

Vrasje në tentativë në Prishtinë

admin