Grupi libanez Hezbollah tha se kishte shënjestruar sistemet izraelite të mbikëqyrjes pranë kufirit me Izraelin, transmeton Anadolu.
Grupi i rezistencës tha në një deklaratë se përdori raketa për të shënjestruar pajisjet e mbikqyrjes në lokacionin Ar-Ramtha në fermat e pushtuara libaneze Shebaa.
Ushtria izraelite deri më tani nuk ka komentuar deklaratën e Hezbollahut.
Më herët gjatë ditës, agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA raportoi se avionët luftarakë izraelitë kishin shënjestruar afërsinë e kodrës Ali Al-Tahir në jug.
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan gjithashtu zonën Haimool në qytetin Naqoura të Libanit jugor, njoftoi agjencia, duke shtuar se artileria izraelite granatoi gjithashtu pjesë të qytetit Aytrun në Bint Jbeil në jug.
Tensioni është përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të përhershme të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që nga fillimi i tetorit, në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët luftuan një luftë në shkallë të gjerë në 2006.
Tensioni kufitar vjen mes një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, ku janë vrarë të paktën 27.947 palestinezë dhe janë plagosur 67.459 të tjerë.