RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë pengje me ndërmjetësimin e EBA-së

rusia-dhe-ukraina-shkembejne-pengje-me-ndermjetesimin-e-eba-se

Rusia dhe Ukraina kanë kryer shkëmbim të pengjeve me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, thuhet se ndërmjetësimi lidhur me bisedimet për shkëmbimin e pengjeve mes Rusisë dhe Ukrainës ka treguar sukses.

Rusia dhe Ukraina kanë liruar 100 ushtarë në mënyrë reciproke, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se ky është shkëmbimi i tretë i pengjeve që është kryer mes dy vendeve që nga fillimi i vitit.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se mbështeten përpjekjet për të zgjidhur krizën me rrugë paqësore mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme e EBA-së në një deklaratë të bërë më 4 janar njoftoi se mes Rusisë dhe Ukrainës është realizuar një prej shkëmbimeve më të mëdha të pengjeve që nga fillimi i luftës.

Emiratet e Bashkuara Arabe më 31 janar njoftuan edhe shkëmbimin e dytë të pengjeve të kryer mes Rusisë dhe Ukrainës falë përpjekjeve të ndërmjetësimit.

Related posts

Macron: Njohja e shtetit palestinez nuk është tabu për Francën

admin

Shefi i OKB-së thekson nevojën për reforma në Këshillin e Sigurimit dhe sistemin financiar – VIDEO

rezart morina

Osmani thotë se Kosova qëndron me krenari me ShBA-të dhe aleatët e saj

rezart morina