RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Universitetet holandeze do të kufizojnë numrin e studentëve të huaj

universitetet-holandeze-do-te-kufizojne-numrin-e-studenteve-te-huaj

Katërmbëdhjetë universitete holandeze po punojnë për një program për të reduktuar ndjeshëm numrin e studentëve të huaj në mënyrë që të favorizojnë studentët vendas. Shumë universitete punojnë pothuajse ekskluzivisht në anglisht, teksa fokus kanë tregun ndërkombëtar të punës.

Holanda është shumë e popullarizuar në mesin e studentëve nga e gjithë bota teksa numri i tyre është trefishuar në dekadën e fundit.

Pothuajse një e treta e të huajve zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në Holandë pasi marrin diplomën e tyre, shkruan Euronews.

Megjithatë, kjo mund të lërë pak vende për të rinjtë holandezë, të cilët mund të kenë probleme si të gjejnë një vend për të studiuar ose një punë pas shkollimit të tyre.

Ky veprim ka ngjallur një reagim të ashpër në Holandë. Studentët e huaj sjellin të ardhura të konsiderueshme në vend, ku secili individ shpenzon dhjetëra mijëra euro në vit.

Plani është ende në diskutim dhe, nëse zbatohet, do të hyjë në fuqi jo më herët se 2025-2026. /koha

Related posts

Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

admin6

Franca përballet me thatësirën më të keqe në histori

admin

NATO dërgon kontejnerë për strehim të përkohshëm në Turqi pas tërmeteve

admin