RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu urdhëroi që operacioni në Rafah të përmbyllet me fillimin e Ramazanit

netanyahu-urdheroi-qe-operacioni-ne-rafah-te-permbyllet-me-fillimin-e-ramazanit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të luftës se operacioni i Forcave izraelite të Mbrojtjes në Rafah duhet të përfundojë deri në fillim të Ramazanit më 10 mars, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN.

Zyra e Netanyahut ka thënë në një deklaratë se kryeministri ka udhëzuar ushtrinë që të planifikojë “evakuimin e popullsisë” nga Rafah.

Netanyahu ka deklaruar të enjten se IDF-ja “së shpejti do të hyjë në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit”.

Mbi 1.3 milionë njerëz besohet se janë në Rafah, shumica e zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.

Banorët në Rafah dhe të zhvendosurit aty kanë thënë se frikësohen se nuk kanë ku të shkojnë nëse Izraeli futet në qytet. /koha

Related posts

Kosova ndalon hyrjen e veturave me targa të Serbisë

admin

Çerdhet publike nga sot në grevë

admin

Zjarri në Evros jashtë kontrollit, autoritetet thirrje banorëve: Qëndroni gati

rezart morina