RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksidenti në Prishtinë – Katër të lënduar, dy nga ta zyrtarë policorë

aksidenti-ne-prishtine-–-kater-te-lenduar,-dy-nga-ta-zyrtare-policore

Katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë) janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Clintoni” në Prishtinë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to e policisë).

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Related posts

Biden njofton masat e reja kufizuese për emigrantët që kalojnë kufirin ilegalisht

admin

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Türkiye

admin

Bashkimi Evropian e konfirmon: Statusi i kandidatit për Bosnjën, në tetor ose dhjetor

admin