RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksidenti në Prishtinë – Katër të lënduar, dy nga ta zyrtarë policorë

aksidenti-ne-prishtine-–-kater-te-lenduar,-dy-nga-ta-zyrtare-policore

Katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë) janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Clintoni” në Prishtinë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to e policisë).

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Related posts

Papa Françesku shpreson se kon’flikti ‘i dhu’nshëm, i përgja’kshëm’ nuk do të zgjerohet më tej në Lindjen e Mesme

admin

Xhaferi më 28 janar votohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

admin

I dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçareje, prokuroria ngre zyrtarisht akuza ndaj këngëtarit “D4vd”: Krim brutal dhe i tmerrshëm

admin