RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Hasani: Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen

ministri-hasani:-cdo-perpjekje-per-paqe-eshte-investimi-me-i-mire-per-te-ardhmen

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka organizuar takimin me temë “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e mbajtur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministrinë e Shqipërisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, u shpreh se Shqipëria pati mundësinë të bëhet pjesë e organit më të lartë dhe më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara, që sipas tij ka një përgjegjësi të posaçme për ruajtjen e paqes e sigurisë në botë.

Hasani tha se Shqipëria diti të tregojë që edhe vende të vogla kanë se çfarë të kontribuojnë në debatet mbi çështjet e mprehta që shqetësojnë sot botën.

“Ne patëm mundësi të punojmë për avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri duke ndarë me mbarë botën mësimet e nxjerra nga eksperienca jonë si një vend që ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm në fuqizimin dhe përfshirjen e grave në jetën politike dhe atë publike. Punuam fort për të theksuar rëndësinë e respektimit të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe të të drejtave të njeriut kudo e gjithmonë, ashtu siç punuam për t’u dhënë zë përparësive tjera që lidhen me ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, llogaridhënien, paqen dhe sigurinë e të rinjve”, u shpreh Hasani.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, ministri Hasani theksoi se agresioni erdhi në shkelje të çdo ligji e çdo drejte ndërkombëtare.

Kryediplomati i Shqipërisë theksoi se çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen, dhe shtoi se “Shqipëria e ka pasur këtë parasysh çdo ditë gjatë kohës që ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit”.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme.

Kujtojmë se Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2022-2023. Shqipëria mori Presidencën në KS-OKB në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022 dhe më 1 shtator 2023 mori për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit gjatë muajt shtator.

Related posts

Siri, fëmijët viktimë të tërmetit vazhdojnë shkollimin në klasa të përkohshme

rezart morina

84 për qind e zyrtarëve për tenderë s’e kalojnë testin e avancuar

rezart morina

Sllovaki – Mijëra qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Fico – VIDEO

rezart morina