RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz dhe Steinmeier së bashku në 32-vjetorin e ribashkimit të vendit

scholz-dhe-steinmeier-se-bashku-ne-32-vjetorin-e-ribashkimit-te-vendit

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier kanë vizituar Erfurt-in për festimet e Ditës së Unitetit Gjerman.

Festimet përkujtojnë revolucionin paqësor të vitit 1989 dhe ribashkimin gjerman 32 vjet më parë.

Barbel Bas, presidenti i dhomës së ulët të Bundestagut gjerman dhe kryeministri i Turingias, Bodo Ramelow, kreu i Dhomës së Lartë, Bundesrat, do të mbajnë edhe një fjalim në ceremoninë në Shtëpinë e Operës në Erfurt.

Përpara ceremonisë, përfaqësuesit e qeverisë federale dhe shtetërore do të mblidhen për një shërbim ekumenik në Katedralen e Erfurtit.

Steinmeier planifikon të presë sot pasdite qytetarët e 16 shteteve federale të vendit. /atsh

Related posts

Johnson siguron Zelenskyn: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdoje dhe pse unë s’do të jem kryeministër

admin

Gara për Shtëpinë e Bardhë, sondazhet në SHBA shpërfaqin shqetësime për shëndetin mendor të presidentit Joe Biden

admin

Operacioni në Rafah, Borrell: Nëse Izraeli vazhdon, do të ketë presion mbi marrëdhëniet me BE-në

admin