RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

kurti-priti-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar,-nicholas-abbott

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti ditën e djeshme në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, raporton teve1.info

Ky takim u zhvillua pas pritjes së organizuar nga Zyra e Kryeministrit për ambasadorin më 1 shkurt.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, dedikimin e tij dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.

Gjatë bisedës, ata reflektuan mbi arritjet e qeverisë, sfidat e mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit.

Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti gjithashtu e uroi ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme.

Related posts

Lufta në Lindjen e Mesme bllokon mbi 240 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rritet tranziti i atyre kineze

admin

Kurti: Pa dorëzimin e Radoiçiqit s’ka mirëbesim në dialog

admin

7 të vrarë, mes tyre dy fëmijë dhe një grua, nga bombardimet izraelite në Gaza

Hevzi