RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

7 të vrarë, mes tyre dy fëmijë dhe një grua, nga bombardimet izraelite në Gaza

7-te-vrare,-mes-tyre-dy-femije-dhe-nje-grua,-nga-bombardimet-izraelite-ne-gaza

Shtatë palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e bombardimeve të forcave izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve mjekësore, katër persona, përfshirë dy fëmijë dhe një grua, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan një apartament banimi pranë kryqëzimit Abbas, në perëndim të qytetit të Gazës.

Të njëjtat burime bënë të ditur se disa persona janë plagosur edhe nga bombardimi i një apartamenti tjetër pranë kryqëzimit Xhabalia, në lindje të qytetit të Gazës.

Ndërkohë, tre persona të tjerë u vranë dhe gjashtë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike, pasi u godit një tendë që i përkiste familjes Abu Hadaid në zonën Asdaa, në veriperëndim të Khan Younisit, në jug të Rripit të Gazës. /mesazhi

Related posts

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Britania e Madhe thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani: Ikni me çdo biletë që është e disponueshme

admin

Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Muhamet Ramadani

Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka vdekur në moshën 79-vjeçare

Muhamet Ramadani