RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBI dënon sulmet e Izraelit ndaj qytetit Rafah

obi-denon-sulmet-e-izraelit-ndaj-qytetit-rafah

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi sulmet e ushtrisë izraelite kundër qytetit Rafah në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim OBI reagoi ndaj sulmeve të kryera nga Izraeli kundër qytetit Rafah në jug të Gazës ku janë strehuar rreth 1.5 milion palestinezë.

Si pasojë e sulmeve ndaj Rafah, Izraeli ka vrarë dhe plagosur qindra palestinezë shumica fëmijë dhe gra, rikujtohet në deklaratën në të cilën thuhet se sulmet në fjalë janë kryer duke injoruar paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar.

Sulmet ndaj qytetit Rafah në deklaratë cilësohen si vazhdim i krimit të gjenocidit dhe thellim i dhimbjeve të njerëzve në Rripin e Gazës, ndërsa theksohet se kjo është një përpjekje e papranueshme për të dëbuar popullin palestinez.

Praktika e Izraelit në Rripin e Gazës është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se “Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin”, thuhet në deklaratën në të cilën dënohen edhe ngjarjet e dhunshme që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor në pushtim.

Në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë përgjegjësitë për të ndalur sulmet e Izraelit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Related posts

Lufta në Lindje të Mesme/ Përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

admin

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

admin

Zelensky pret misionin e IAEA në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya

admin