RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë

hamza-flet-per-takimin-me-kurtin:-diskutuam-per-specialen-dhe-presidentin,-jo-per-emra-konkrete

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit për takimin e së dielës me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza tha se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, ai sqaroi se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin.

Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit

Sa i përket projektligjit për Dhomat e Specializuara, Hamza tha se miratimi i tij është prioritet për PDK-në.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara. Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera”, tha Hamza.

Ai shtoi se, nëse projektligji nuk miratohet, për PDK-në nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo.

“Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, u shpreh Hamza.

Hamza theksoi se kjo nuk duhet të konsiderohet si kushtëzim, por si një nevojë në situatën aktuale politike.

Related posts

Imazhet satelitore tregojnë mbi 1.500 ndërtesa të shkatërruara nga Izraeli në Gaza që nga armëpushimi

RTI

Palestinë: Këto janë zhvillimet kryesore brenda natës

Muhamet Ramadani

16-vjeçari nxirret i gjallë pas 119 orësh, kishte fjetur me bluzën e ekipit që do të luante të nesërmen

Muhamet Ramadani