RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu refuzon kërkesat botërore për zgjidhje të përhershme me palestinezët

netanyahu-refuzon-kerkesat-boterore-per-zgjidhje-te-perhershme-me-palestinezet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kërkesat ndërkombëtare për një zgjidhje të përhershme me palestinezët, duke kundërshtuar njohjen e njëanshme të shtetit palestinez, transmeton Anadolu.

“Izraeli kundërshton plotësisht diktatet ndërkombëtare në lidhje me një zgjidhje të përhershme me palestinezët. Një marrëveshje e tillë do të arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet palëve, pa parakushte”, shkroi Netanyahu në platformën sociale X.

Ai tha se “Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez”. “Njohja e tillë në vazhdën e masakrës së 7 tetorit do t’i jepte një shpërblim të madh terrorizmit të paprecedentë dhe do të parandalonte çdo zgjidhje të paqes në të ardhmen”, shtoi Netanyahu.

Sipas një raporti të “Washington Post”, SHBA-ja dhe disa vende arabe po finalizojnë një plan afatgjatë të paqes midis Izraelit dhe Palestinës. Gazeta amerikane tha se plani përfshin një “afat kohor të prerë për krijimin e një shteti palestinez, që mund të shpallet në javët e ardhshme”.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967, si dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke pretenduar të gjithë Kudsin si kryeqytet të tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Palestinezët, nga ana e tyre, shpresojnë të krijojnë një shtet të pavarur të tyre në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, me Kudsin Lindor si kryeqytet. Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë të paktën 28.600 palestinezë dhe duke shkatërruar një shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave të nevojshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite në Gaza ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së territorit mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Gërvalla: Faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën armiqësore të Vuçiçit karshi Kosovës

admin

Ukraina: Ky është plani ynë për të rimarrë Krimenë

admin

Shtatë tërmete regjistrohen në Shqipëri brenda natës

admin