RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja njofton 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

shba-ja-njofton-300-milione-dollare-ndihme-ushtarake-per-ukrainen

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkuren 300 milionë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë në krah të partnerëve ukrainas “ndërsa ata mbrojnë veten nga lufta e agresionit të Rusisë”.

“Në bazë të delegimit të autoritetit nga presidenti (Joe) Biden, unë po autorizoj tërheqjen tonë të 37-të të armëve dhe pajisjeve amerikane për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë”, tha ai në një deklaratë.

Paketa, ndër të tjera, përfshin municion shtesë për sistemet e raketave HIMARS, obus shtesë, fishekë artilerie dhe mortajash, aftësi antiblindë, armë antitank dhe pjesë rezervë.

“Kjo paketë e fundit do të ndihmojë Ukrainën të vazhdojë të mbrohet me guxim përballë luftës brutale, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”, tha Blinken.

“Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”, tha ai.

Pentagoni ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me aleatët dhe partnerët e saj për t’i ofruar Ukrainës aftësitë për të përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushën e betejës dhe kërkesat e asistencës afatgjatë të sigurisë.

Related posts

Dodik për zgjedhjet në Bosnjë: S’duam që të përsëritet ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani

Këshillit të BE-së i shkon propozimi që kushtëzon anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Muhamet Ramadani

MPB sqaron rregullat për xhamat e errët: Lejohen vetëm nga prodhuesi, ndalohet vendosja e folieve

Muhamet Ramadani