RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: NATO është më e fortë se Rusia

stoltenberg:-nato-eshte-me-e-forte-se-rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se NATO është ushtarakisht më e fortë se Rusia dhe se Aleanca e Atlantikut të Veriut është forcuar edhe më shumë.

“NATO është fuqia ushtarake më e fortë në botë sot. Ne përfaqësojmë, përafërsisht, rreth 50 për qind të fuqisë totale ushtarake në botë.

Dhe ne jemi ushtarakisht më të fortë se Rusia. Në të njëjtën kohë, mendoj se lufta në Ukrainë ka treguar se ka disa mangësi serioze.

Për shembull, kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen, është një gjë që të gjithë kanë sisteme të avancuara të armëve, por nevojiten edhe pjesë këmbimi dhe mirëmbajtje.

Për ta thënë më qartë, municioni është i nevojshëm”, tha Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai tha se qëllimi i NATO-s është të “parandalojë luftërat” dhe të mos lejojë Moskën të gjykojë gabimisht gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur anëtarët e saj dhe përsëriti se një sulm ndaj një anëtari të Aleancës do të nënkuptonte një përgjigje nga e gjithë aleanca. /abcnews.

Related posts

Xhaçka: Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për paqe në Ukrainë

admin

Financial Times: Trump planifikon të ulë tarifat doganore për çelikun e aluminin

admin

Gjermani, mbi 15 mijë raste të abuzimit të fëmijëve brenda një viti

Muhamet Ramadani