RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi për të drejtat e njeriut: 8 civilë vriten në një sulm me dron në Kordofanin e Veriut të Sudanit

grupi-per-te-drejtat-e-njeriut:-8-civile-vriten-ne-nje-sulm-me-dron-ne-kordofanin-e-veriut-te-sudanit

Tetë civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm me dron në zonën Um Sharu të lokalitetit Sodari, në shtetin Kordofani i Veriut të Sudanit, transmeton Anadolu.

Grupi i pavarur Emergency Lawyers tha në një deklaratë se një dron shënjestroi të enjten civilë që po udhëtonin në zonë, duke vrarë tetë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë, sipas një bilanci fillestar të dokumentuar.

Sipas grupit, sulmi shkatërroi gjithashtu katër automjete civile, duke shtuar se droni u kthye dhe i shënjestroi sërish civilët ndërsa ata po përpiqeshin të evakuonin të plagosurit.

Emergency Lawyers tha se në zonë nuk kishte prani ushtarake dhe se në atë kohë nuk po zhvilloheshin përleshje të armatosura.

Grupi dënoi sulmin, duke paralajmëruar se ai do të përkeqësonte më tej vuajtjet e civilëve dhe do t’i privonte të plagosurit nga kujdesi i nevojshëm mjekësor.

Ai tha se sulmi përbënte “shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare” dhe mund të përbënte krim lufte.

Grupi nuk identifikoi përgjegjësin për sulmin, ndërsa deri në orën 12:00 GMT nuk kishte pasur koment nga ushtria sudaneze apo Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Tre shtetet e Kordofanit në Sudan Kordofani i Veriut, Kordofani i Perëndimit dhe Kordofani i Jugut kanë qenë dëshmitare të përleshjeve mes ushtrisë dhe RSF-së që nga 25 tetori.

Që nga prilli 2023, Sudani është përfshirë nga një luftë mes ushtrisë dhe RSF-së, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra persona dhe ka zhvendosur rreth 13 milionë të tjerë, sipas vlerësimeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare.

Related posts

Gjermani, arr’estohet i dyshuari për su’lmin me thi’kë në Solingen

Muhamet Ramadani

Ministrat e Jashtëm të Spanjës dhe Turqisë diskutojnë masën e njohjes së Palestinës

Muhamet Ramadani

Rrëmbeu serbin e akuzuar nga Vuçiç në Kosovë, Sveçla: Arrestohet ish-pjesëtari i MPB-së së Beogradit

admin