RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të G7-tës apelojnë për “veprim urgjent” për të adresuar krizën humanitare në Gaza

ministrat-e-jashtem-te-g7-tes-apelojne-per-“veprim-urgjent”-per-te-adresuar-krizen-humanitare-ne-gaza

Ministrat e jashtëm të vendeve të grupit G7 kanë shprehur shqetësim të thellë për një aksion të mundshëm ushtarak izraelit në Rafah, transmeton Anadolu.

“Ata bënë thirrje për veprime urgjente për të adresuar krizën katastrofike humanitare në Gaza, veçanërisht gjendjen e rëndë të 1.5 milionë civilëve të strehuar në Rafah dhe shprehën shqetësim të thellë për pasojat potencialisht shkatërruese mbi popullsinë civile të operacionit të mëtejshëm ushtarak të Izraelit në shkallë të plotë në atë zonë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë, pas takimit të parë të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Italia po kryeson konferencën e nivelit të lartë në Mynih, ku po zhvillohen debate për çështje të ngutshme të sigurisë.

Ministrat e jashtëm, thuhet në deklaratë, theksuan nevojën për “qasje të plotë, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar humanitare në të gjitha format e saj në Rripin e Gazës”.

Më tej, theksohet se ata gjithashtu janë “të shqetësuar nga rreziku i zhvendosjes me forcë të civilëve palestinezë jashtë Gazës”.

Lidhur me luftën në Ukrainë, ministrat e G7-tës përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe theksuan se “Rusia do të duhet të paguajë për dëmin dhe shkatërrimin që po i shkakton Ukrainës dhe popullit të saj”.

G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, ndërsa përfaqësohet edhe Bashkimi Evropian (BE).

Related posts

Kosovë, mashtrim dhe abuzim me tenderat, 15 të akuzuar për dëmtim të buxhetit gati 4 milionë euro

admin

Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh

admin

Kurti: Dënim meritor për të dyshuarit që dhunuan 11-vjeçaren

admin