RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Hungaria do të ratifikojë së shpejti marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO

orban:-hungaria-do-te-ratifikoje-se-shpejti-marreveshjen-per-pranimin-e-suedise-ne-nato

Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror, i cili do të hapet më 26 shkurt”.

Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban në fjalimin e tij vjetor mbi prioritetet kryesore të politikës së vendit.

“Mosmarrëveshja jonë me Suedinë po i afrohet fundit. Së bashku me kryeministrin e Suedisë [Ulf Kristersson] ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për rindërtimin e besimit. Ne po afrohemi për të qenë në gjendje të ratifikojmë pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror të parlamentit. “- tha Orban për televizionin kombëtar.

Sesioni pranveror i parlamentit të Hungarisë do të fillojë pas pushimeve dimërore më 26 shkurt. Kabineti hungarez dorëzoi në parlament një projekt-ligj për miratimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO në verën e vitit 2022. Hungaria mbetet i vetmi vend në aleancë, parlamenti i të cilit nuk e ka ratifikoi këtë marrëveshje. /abcnews

Related posts

Von der Leyen: Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë jetën tonë

rezart morina

Tanket izraelite hyjnë në Rafah

RTI

Petrit Malaj dekretohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

admin