RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë jetën tonë

von-der-leyen:-inteligjenca-artificiale-mund-ta-permiresoje-jeten-tone

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar të enjten me shefin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.

Von der Leyen ka thënë se inteligjenca artificiale mund të nxisë përparim të madh dhe ta përmirësojë jetën e njerëzve.

Megjithatë, ajo ka shtuar se duhet të reduktohen rreziqet dhe të ndërtohet besimi ndaj kësaj teknologjie.

“Për t’u përshtatur me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë, kompanitë e AI-së duhet të luajnë rolin e tyre. BE-ja do të punojë me partnerët globalë dhe palët e interesuara drejt inteligjencës artificiale të besueshme”, ka shtuar ajo në Twitter. /koha

Related posts

Japonia: SHBA-ja të respektojë marrëveshjen tregtare mes planit të ri tarifor

admin

Avionët sauditë kryejnë 40 sulme ajrore në Jemen

Muhamet Ramadani

SHBA u përball me fundjavë të përgjakshme/ Zyrtari i lartë amerikan: Dhuna me armë zjarri, krizë e shëndetit publik

admin