RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja estoneze: Rusia s’do të më frikësojë mua

kryeministrja-estoneze:-rusia-s’do-te-me-frikesoje-mua

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë se nuk frikësohet nga Rusia. Rusia ka lëshuar urdhërarrest ndaj Kallasit. Kallas ka thënë se ky veprim i Rusisë është thjeshtë tentim për ta frikësuar atë, raporton agjencia “Reuters”.

Estonia ka qenë mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe Kallasi ka qenë një prej kritikeve më të ashpra të pushtimit rus të Ukrainës.

Policia e Rusisë e ka vendosur atë dhe disa politikanë tjerë baltikë në listën e të kërkuarve më 13 shkurt.

“Qëllimi ishte të më frikësonin dhe të më frenonin nga vendimet që marrë”, ka thënë Kallas në Konferencën e Sigurisë në Munchen të dielën. “Por, është strategji e Rusisë. Nuk është befasuese dhe nuk jemi të frikësuar”. /koha

Related posts

Erdoğan Greqisë: Mos u ngatërroni me Turqinë në Egje

admin

Rajonet e varfëra do të preken më tepër, ndryshimet e klimës pritet të ulin ndjeshëm të ardhurat botërore

admin

Gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump shton pesë këshilltarë të rinj! The Guardian: Ish-presidenti po përpiqet të gjejë linja sulmi kundër Kamala Harris

admin