RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Me fundin e pushtimit të Karabakut nga Armenia, u hap dritare historike për paqen në rajon

erdogan:-me-fundin-e-pushtimit-te-karabakut-nga-armenia,-u-hap-dritare-historike-per-paqen-ne-rajon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se me fundin e pushtimit gati 30-vjeçar të Karabakut nga Armenia, u hap një dritare historike e mundësive për paqen e qëndrueshme në rajon, duke shtuar se është “vendimtare” që kjo dritare të mos mbyllet, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara së bashku me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të punojë për të siguruar vleftësimin e kredencialeve të Azerbajxhanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen dhe përpjekjet tona për Azerbajxhanin derisa vendimi (mosratifikimi i kredencialeve të tyre) të anulohet”, tha Erdoğan

Muajin e kaluar, APKE-ja votoi për të mohuar vlefshmërinë e kredencialeve të delegacionit të Azerbajxhanit në organ, duke pretenduar se ai nuk i ka përmbushur angazhimet kryesore në kuadër të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Për lidhjet tregtare, Erdoğan tha: “Vëllimi i përgjithshëm tregtar turko-azerbajxhanas vitin e kaluar arriti në 7,5 miliardë dollarë për herë të parë. Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të arritur një objektiv prej 15 miliardë dollarësh”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan mirëpriti sot Aliyevin në kryeqytetin Ankara për të diskutuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe hapat për bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve.

Vizita e Aliyevit në Ankara është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur u rizgjodh në fillim të këtij muaji.

Related posts

Financial Times zbardh takimin në G7: Trump i tha Zelenskyt se ishte i impresionuar nga sukseset e Ukrainës kundër Rusisë

admin

OKB: Mungesa e karburantit rrezikon operacionet humanitare në Gaza

Hevzi

Ushtria izraelite vazhdon shkatërrimet dhe bombardimet në Gaza pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit

Muhamet Ramadani