RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BeH goditet nga një tërmet 4 ballë, epiqendra afër Sarajevës

beh-goditet-nga-nje-termet-4-balle,-epiqendra-afer-sarajeves

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, sipas matjeve të para, ka shqetësuar të hënën banorët e kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevës dhe rrethinës së saj, raporton Anadolu.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në orën 9:22 të mëngjesit, 12 kilometra në veri të Sarajevës, sipas të dhënave në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej gjashtë kilometrash dhe është ndier në disa qytete.

Nuk ka informacione për dëme të mundshme.

Related posts

Putin në vizitë të papritur në Mariupolin e shkatërruar nga lufta – VIDEO

admin

“Po jetojnë nën stres”, ambasadori britanik në Serbi: Nuk jemi të kënaqur me Prishtinën

admin

Sekretari amerikan Blinken zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Netanyahu

Muhamet Ramadani