RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

perfshihet-nga-zjarri-nje-ndertese-ne-prishtine

Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në lagjen Pejton në Prishtinë.

Malë Gashi, ndihmës i komandantit në Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë, ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe nuk paraqit ndonjë rrezik.

“Jemi në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë rrezik, banesa është e pabanuar”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nga policia kanë bërë të ditur për teve1.info se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”.

Related posts

Gjermania kërkon “reforma rrënjësore” në Këshuillin e Sigurimit të OKB-së

Muhamet Ramadani

Media izraelite: Izraeli planifikon të pushtojë vijën e parë të fshatrave në Libanin jugor

Kushtrim Guraj

Trump, hajgare deri në tallje me pushtetin saudit: “Nuk mendonte se do të më puthte…”

RTI