RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

perfshihet-nga-zjarri-nje-ndertese-ne-prishtine

Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në lagjen Pejton në Prishtinë.

Malë Gashi, ndihmës i komandantit në Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë, ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe nuk paraqit ndonjë rrezik.

“Jemi në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë rrezik, banesa është e pabanuar”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nga policia kanë bërë të ditur për teve1.info se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”.

Related posts

Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë përballë së djathtës ekstreme, Starmer: Jemi të vëmendshëm ndaj…

admin

Analiza e BBC: Çfarë fitojnë SHBA dhe Irani nga marrëveshja e dakordësuar për t’i dhënë fund luftës

admin

Stoltenberg: NATO-ja e gatshme për “mbështetje afatgjate” për Ukrainën

admin