RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident në autostradën Prizren – Prishtinë, dy të lënduar

aksident-ne-autostraden-prizren-–-prishtine,-dy-te-lenduar

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në kilometrin e 48-të të autostradës Prizren-Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Related posts

Presidenti maqedonas me vizitë në Kosovë, do të pritet nga Osmani

admin

Publikohet çmimorja e re e naftës, benzinës dhe gazit për të enjten

admin

“Numri i të burgosurve të sëmurë në burgjet izraelite është mbi 750”

rezart morina