RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKShPK: Ajri në kryeqytet i ndotur

ikshpk:-ajri-ne-kryeqytet-i-ndotur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se ajri në Prishtinë është i ndotur.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, IKSHPK-ja u ka bërë apel qytetarëve që t`i reduktojnë daljet në vendet me ajër të ndotur në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Po ashtu sipas rekomandimeve që ka bërë instituti thuhet se qytetarët të mos i hapin dritaret për ajrosjen e dhomave, kur ndotja është e madhe.

“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë. Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërish të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura. Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat”, thuhet në njoftim.

Related posts

Çfarë po ndodh me BE? I riu me 2.6 milionë ndjekës në YouTube zgjidhet deputet i Parlamentit Evropian

admin

SHBA: Do të vazhdojmë me shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi

Muhamet Ramadani

KPK-ja kundërshton vlerën e koeficientit, kërkon që Ligji i pagave të dërgohet në Kushtetuese

admin