RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: Izraeli nuk ka dhënë ende prova për akuzat kundër punonjësve tanë

unrwa:-izraeli-nuk-ka-dhene-ende-prova-per-akuzat-kunder-punonjesve-tane

UNRWA është ende duke pritur që Tel Avivi të sigurojë prova për të mbështetur pretendimet e saj se punonjësit e agjencisë së refugjatëve morën pjesë në sulmet e 7 tetorit në Izrael. Kështu u shpreh kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini, cituar nga al Jazeera.

Disa vende të mëdha mbështetëse, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ngrirë ndihmën jetike për Gazën. UNRWA ka thënë se nëse financimi nuk rikthehet, ajo mund të detyrohet të mbyllë aktivitetet e saj në Gaza dhe në të gjithë rajonin.

“OKB-ja nuk ka marrë kurrë, asnjëherë, ndonjë dosje të shkruar, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme drejtuar autoriteteve izraelite për bashkëpunim”, shtoi Lazzarini. /abcnews

Related posts

Agjencia e OKB-së paralajmëron për “dimrin që po afrohet” në Gaza

admin

Roja bregdetare turke shpëtoi 32 emigrantë të parregullt në brigjet e Detit Egje

admin

OKB: Mbi 630 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah për shkak të sulmeve izraelite

admin