RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia kaloi një tjetër “prag kritik” në prodhimin e avionit luftarak të gjeneratës së 5-të

erdogan:-turqia-kaloi-nje-tjeter-“prag-kritik”-ne-prodhimin-e-avionit-luftarak-te-gjenerates-se-5-te

Turqia kaloi një tjetër “prag kritik” në prodhimin e avionit të saj luftarak të gjeneratës së pestë, pasi avioni kombëtar KAAN kreu me sukses fluturimin e parë testues, tha sot presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Ne përjetuam një nga ditët krenare të industrisë turke të mbrojtjes. Avioni ynë luftarak vendas KAAN përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë sot. Turqia kapërceu një prag tjetër kritik në prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së pestë”, tha Erdoğan gjatë një takimi në provincën perëndimore Afyonkarahisar.

Erdoğan shtoi se avioni luftarak i Turqisë u ngrit në qiell, pavarësisht nga “ata që e krahasojnë atë me një radiator” dhe ata që përpiqen ta “sabotojnë” projektin.

KAAN, avion luftarak i prodhuar në Turqi, kreu me sukses fluturimin e parë testues sot, njoftoi Industria e Hapësirës Ajrore e Turqisë (TAI).

Avioni i parë luftarak i gjeneratës së pestë i prodhuar në vend synon të rinovojë flotën e ushtrisë turke.

Zhvillimi i fundit e bën Turqinë një nga vendet e pakta që zotëron këtë teknologji.

Avioni, projekti për të cilin filloi në vitin 2016, u lançua në mars 2023.

Related posts

Analistët: Kosova dhe Serbia ende nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve

admin

Fillon Mësimi në Gjuhën Shqipe në Qendrën Islame të Karlsruhës, Thirrje për Pjesëmarrje nga Komuniteti Shqiptar

admin

Forcat iz’raelite arrestuan 35 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani