RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bolivia mbështet presidentin e Brazilit për deklaratën në të cilën akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza

bolivia-mbeshtet-presidentin-e-brazilit-per-deklaraten-ne-te-cilen-akuzon-izraelin-per-gjenocid-ne-gaza

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce shprehu të mërkurën mbështetjen e tij për presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili i krahasoi sulmet intensive të Izraelit ndaj civilëve në Gaza me Holokaustin e Adolf Hitlerit, raporton Anadolu.

“Nga shteti shumëkombësh i Bolivisë, ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për vëllain president të Brazilit, Lula da Silva, i shpallur ‘person non grata’ në Izrael për shkak se foli të vërtetën për gjenocidin e kryer ndaj popullit trim palestinez”, tha Arce në X.

Ai shtoi gjithashtu se “ata që tregojnë indiferencë ndaj kësaj barbarie nuk do të falen nga historia”.

Më 18 shkurt, Lula da Silva i përshkroi sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza si “gjenocid”, duke e krahasuar atë me aktet e liderit nazist Adolf Hitler, sipas mediave lokale.

“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër në histori. Në fakt, ka ndodhur: kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë”, u tha presidenti brazilian gazetarëve në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ku po merrte pjesë në një samit të Unionit Afrikan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se presidenti brazilian “kaloi vijën e kuqe”.

“Fjalët e presidentit të Brazilit janë të turpshme dhe alarmante. Kjo ka të bëjë me banalizimin e Holokaustit dhe përpjekjen për të dëmtuar popullin hebre dhe të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Netanyahu.

Related posts

Në gusht pritet të nisin të gjitha fluturimet në korridorin ajror Kosovë-Shqipëri

admin

Shefi i mbrojtjes: Gjermania mund të ndjekë SHBA-në dhe të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael

admin6

Presidenti kolumbian njofton protestë diplomatike pas sulmit me raketa ruse në Ukrainë

rezart morina