RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja izraelite Strook pretendon se territoret e pushtuara palestineze tani i përkasin Izraelit

ministrja-izraelite-strook-pretendon-se-territoret-e-pushtuara-palestineze-tani-i-perkasin-izraelit

Ministrja pro ekstremiste e Misioneve Kombëtare të Izraelit, Orit Strook, ka deklaruar se do të kundërshtojnë krijimin e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Strook ka pretenduar se territoret palestineze nën pushtim i përkasin plotësisht Izraelit dhe sipas saj nuk ekziston një popull i tillë si populli palestinez.

Në një fjalim të saj të ndarë në median sociale, Strook tha se “Në territoret izraelite nuk do të ketë një shtet palestinez sepse nuk ekziston një popull palestinez, nuk ka një komb të tillë”.

Duke u shprehur se janë kundër njohjes së shtetit të Palestinës, ministrja izraelite deklaroi: “Shumica e izraelitëve e refuzojnë idenë e krijimit të shtetit të Palestinës jo vetëm sepse i mungon baza historike, por sepse përbën edhe një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit”.

Edhe pse zyrtarët izraelitë pretendojnë se territoret palestineze nën pushtim u përkasin atyre, shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar, kryesisht Kombet e Bashkuara (OKB), theksojnë se Izraeli është pushtues i paligjshëm në territoret e Palestinës.

Related posts

U inaugurua programi për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e hurmave në Kosovë

Muhamet Ramadani

​Rebelët e Jemenit thonë se kërkojnë një armëpushim të përhershëm

admin

26 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Muhamet Ramadani