RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi Houthi i Jemenit “bisedime konstruktive” me BE-në për sigurinë e Detit të Kuq

grupi-houthi-i-jemenit-“bisedime-konstruktive”-me-be-ne-per-sigurine-e-detit-te-kuq

Grupi Houthi i Jemenit ka zhvilluar “bisedime konstruktive” me Bashkimin Evropian (BE) për sigurinë e Detit të Kuq, transmeton Anadolu.

Hussein al-Azzi, një zyrtar i grupit Houthi në ministrinë e tyre të jashtme, tha se me BE-në u mbajtën bisedime të ndërmjetësuara nga Norvegjia.

“Ne pohuam se lundrimi detar është i sigurt”, tha al-Azzi në një konferencë për media në Sana.

Të hënën, BE-ja nisi zyrtarisht një mision detar, nën emrin Misioni Mburoja, për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq nga sulmet e grupit Houthi.

Al-Azii tha se anijet izraelite, amerikane dhe britanike janë të ndaluar të lundrojnë në Detin e Kuq.

“SHBA-ja nuk mund të sigurojë anijet e saj. Ata po kalonin të sigurt para se të sulmonin Jemenin, por tani janë të pambrojtur”, tha al-Azzi.

Sipas tij, 283 anije kaluan të sigurta Detin e Kuq.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë koment nga BE-ja apo SHBA-ja mbi deklaratat e grupit Houthi.

Grupi Houthi në solidaritet me Rripin e Gazës, që ka qenë nën sulme izraelite që nga 7 tetori, ka shënjestruar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli.

Me rritjen e tensioneve për shkak të sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kundër objektivave të Houthit në Jemen, grupi deklaroi se i konsideron të gjitha anijet amerikane dhe britanike shënjestra legjitime ushtarake.

Related posts

Franca kërkon ndihmë nga Izraeli për t’u përballur me protestat

admin

Ukrainë – Miliona tonë të korra të humbura, pas shpërthimit të digës së Kakhovkas

admin

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

admin