RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja izraelite Golan: Jam krenare për shkatërrimin në Rripin e Gazës

ministrja-izraelite-golan:-jam-krenare-per-shkaterrimin-ne-rripin-e-gazes

Ministrja e Zhvillimit të Statusit të Grave në Izrael, May Golan deklaroi se është “krenare për shkatërrimin” e shkaktuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e saj në Parlamentin izraelit, Golan mbrojti sulmet e vendit të saj në Gaza. “Unë personalisht jam krenare për shkatërrimin e Gazës. Edhe pas 80 vitesh, çdo foshnjë do t’u tregojë nipërve të tyre për atë që bënë hebrenjtë”.

Izraeli që nga 7 tetori 2023 ka vazhduar sulmet e tij ajrore, tokësore dhe detare në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 29.313 palestinezë, përfshirë të paktën 12.660 fëmijë dhe 8.570 gra, u vranë ndërsa 69.333 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Rreth 1.9 milion palestinezë në Rripin e Gazës u zhvendosën për shkak të sulmeve ajrore, tokësore dhe detare.

Për shkak të pengesave të Izraelit, nuk mund të dërgohet ndihma e mjaftueshme në rajon. Palestinezët po luftojnë, nga njëra anë, me sulmet izraelite dhe nga ana tjetër, me urinë që thellohet çdo ditë.

Related posts

Kurti: Kosova s’ka pasur qeverisje më të mirë, por na mbetet shumë për të bërë

admin

Fillon Mësimi në Gjuhën Shqipe në Xhaminë Islame të Karlsruhës, Thirrje për Pjesëmarrje nga Komuniteti Shqiptar

admin

Rënie rekord e konsumit në Gjermani

admin