RTV AHIRETI
Shëndetësi

Përmirësimi i fitnesit kardiak me vetëm 3% mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës me 35%

permiresimi-i-fitnesit-kardiak-me-vetem-3%-mund-te-ule-rrezikun-e-kancerit-te-prostates-me-35%

Edhe rritjet e vogla të aftësisë kardiorespiratore mund të ulin rrezikun e një mashkulli për zhvillimin e kancerit të prostatës, tregoi një studim i ri., raporton Healthline.

Studiuesit suedezë zbuluan se një rritje vjetore e aftësisë kardiorespiratore prej 3% ose më shumë lidhej me një rrezik 35% më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës, pasi llogariten variabla potencialisht me ndikim.

Fitnesi kardiorespirator është aftësia e zemrës dhe mushkërive për të dhënë oksigjen në muskuj dhe organe gjatë aktivitetit fizik.

“Rezultatet nxjerrin në pah rëndësinë e fitnesit kardiorespirator për rrezikun e kancerit të prostatës, i cili ka qenë sfidues për t’u përcaktuar me studime të një pike kohore”, shkruajnë autorët e studimit.

“Përmirësimet në fitnesin kardiorespirator te meshkujt e rritur duhet të inkurajohet dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës”, shtuan ata.

Related posts

Njerëzit që jetojnë më gjatë pinë çaj nga këto tri barishte

admin

Pse ndodhin ngërçet dhe kontraktimet Muskulare

admin

Stomaku bosh? Ushqimet që nuk do ju bëjnë të ndiheni fajtorë

admin