RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore

shmangia-e-vakteve-mund-te-jete-shkaku-i-problemeve-shendetesore

Njerëzit shpesh i lënë vaktet, sepse janë shumë të zënë apo përpiqen të bien në peshë.

Ka studime që tregojnë se regjimi i ushqimit i bën mirë shëndetit dhe metabolizmit, por disa vrojtime të tjera afatshkurtra kanë dalë në përfundimin se ekziston një lidhje direkt midis lënies së vakteve e shëndetit të keq.

Një studim botuar në revistën mjekësore “Metabolism”, hedh dritë mbi atë që ndodh nëse njerëzit shmangin ushqimin gjatë ditës dhe kur ulen për të ngrënë, konsumojnë sa për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Studiuesit dolën në përfundimin se kjo mënyrë të ushqyeri ndikonte negativisht në metabolizëm, kur kjo ndodh, rritet me shpejtësi niveli i glukozës dhe vonon çlirimi i insulinës, dukuri që nëse vazhdon për një kohë të gjatë, çon në diabet.

Related posts

Rriten rastet e gripit/ Mjekët: Vaksinimi është i domosdoshëm

admin

Dermatologu paralajmëron për gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë në dimër

admin

5 rregulla të thjeshta nga mjekët për të rritur një fëmijë të shëndoshë

admin