RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputetët turq në Hagë për të mbështetur deklaratën turke në GJND

deputetet-turq-ne-hage-per-te-mbeshtetur-deklaraten-turke-ne-gjnd

Një delegacion deputetësh turq mbërritën në Hagë për të ndjekur deklaratën verbale të Turqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), duke trajtuar implikimet ligjore të veprimeve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.

Cuneyt Yuksel, kryetari i komisionit, tha të dielën se gjykata botërore kishte dëgjuar argumentet verbale të gjithsej 45 vendeve që nga fillimi i seancave, më 19 shkurt.

“Nesër, pas prezantimit të Turqisë, seancat dëgjimore do të përfundojnë me prezantimet e katër vendeve të tjera dhe tri organizatave ndërkombëtare”, vuri në dukje ai.

Seancat dëgjimore filluan të hënën e kaluar në Hagë pas kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që rrjedhin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë Jerusalemin Lindor.

“Shpresojmë që në fund të këtij procesi të zbulohen gjetjet ligjore mbi shtypjen e palestinezëve”, shtoi Yuksel.

Ai u shpreh se Turqia do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi dhe drejtësi për veprimet e Izraelit në organet përkatëse ndërkombëtare për sa kohë që pushtimi i Palestinës nga Tel Avivi do të vazhdojë.

Opinioni këshillimor jo i detyrueshëm

Përveç Turqisë, 51 vende dhe Liga Arabe, Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Bashkimi Afrikan, kanë paraqitur argumente 30 minutëshe që nga 19 shkurti, duke filluar me Palestinën në ditën e parë. Seancat do të përfundojnë me dëshminë e Maldiveve ditën e hënë.

Detyrat kryesore të GjND-së përfshijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore që lindin midis shteteve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dhënien e opinioneve këshillimore për çështjet ligjore që i referohen asaj.

Gjykata e OKB-së, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të nxjerrë një opinion këshillues jo të detyrueshëm për pasojat ligjore të politikave dhe akteve të Izraelit në Palestinën e pushtuar për këtë çështje.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Ndalohet një serb në Jarinjë i dyshuar për shpërdorim të pasurisë, Petkoviqi ankohet te Lajçaku

Muhamet Ramadani

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

admin

Kërkesa për heqjen e sanksioneve nga BE, Albin Kurti: Nuk dua të spekuloj!

admin