RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga Londra: Kosova me fuqi punëtore dhe ekonomi të tregut të hapur, ambient i mirë për biznes

kurti-nga-londra:-kosova-me-fuqi-punetore-dhe-ekonomi-te-tregut-te-hapur,-ambient-i-mire-per-biznes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po merr pjesë në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, në fjalën e tij ka dhënë disa arsye se pse vendi ynë meriton të përfitoj investime nga BERZh-i.

Kurti mes tjerash ka veçuar fuqinë punëtore, respektivisht moshën mesatare dhe ekonominë e tregut të hapur si elemente që e favorizojnë Kosovën duke e bërë kështu një ambient të përshtatshëm për biznes.

Më tej kryeministri kosovar ka theksuar se, Kosova duhet të jetë përftuese e investimeve për faktin që për 3 vitet e fundit ka pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik dhe stabilitet institucional.

“Në këto tri vitet e fundit, kemi pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik dhe stabilitet institucional që na ka ndihmuar shumë për të luftuar me sukses rreziqet për sigurinë e po ashtu të adresojmë edhe ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale. Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve për vitet 24/25, kemi përparime në rendin dhe ligjin dhe në avancimin në të drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicion Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale dhe jemi në zemër të lidhjes mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare është 31 vjeçare dhe një ekonomi të tregut të hapur që krijon ambient të mirë për biznesin”, është shprehur ai, përcjell teve1.info.

Më tej, Kurti duke kërkuar investime të drejtpërdrejta të huaja, ka thënë se Kosova ka punuar shumë duke e lidh tregun e punës më arsimin profesional.

“Jemi të vendosur mirë për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane Kosova del e 11-ta në rangim duke lënë prapa të gjitha vendet kandidate për anëtare në BE dhe një anëtare të BE-së. Në këto tri vite kemi dyfishuar si eksportet ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja, na duhen edhe më shumë investime të tilla. Jemi të dedikuar për rendin dhe ligjin në luftim të korrupsionit në vijë me Amerikën dhe Anglinë si në vlerat politike ashtu edhe në atë të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që tash së fundmi ka mbushë 2 vjet. Një element shtesë për të cilin kemi punuar shumë është me lidh tregun e punës me arsimimin profesional që të kemi njerëz me shkathtësitë e duhura”, ka shtuar ai.

Ndryshe, qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in.

BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Related posts

Erdoğan dhe Putin diskutojnë konfliktin “shqetësues” izraelito-palestinez

admin

Rindërtohet xhamia dhe mejtepi “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Dunav

admin

Rama: Britania e Madhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave

admin